
Të dhënat po ngarkohen...
Shkup, 5 nëntor, NOA – "Enciklopedia filmike" e botuar këto ditë nën sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës injoron dhe falsifikon kinematografinë shqiptare, duke tjetërsuar edhe aktorët e famshëm shqiptarë, si Bekim Fehmiu, duke e cilësuar si aktor serb.
Nën patronazhin dhe sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë këto ditë u botua "Enciklopedia filmike", në të cilën nuk përmendet asnjë fjalë për filmin, kinematografinë shqiptare dhe aktorët shqiptarë, ndërsa aktori i vetëm shqiptar i përmendur në të është Bekim Fehmiu, për të cilin shkruhet se është serb.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
