
Të dhënat po ngarkohen...
Përmet, 17 nëntor, NOA – Në gjendje të dehur, duke shkuar tek shtëpia e gruas me të cilën ishte divorcuar para 6 muajsh, ka plagosur me thikë djalin e xhaxhait të saj si dhe një shokun e tij e më pas ka qëlluar në ajër me breshëri armësh zjarri.
Ky është akti i kryer nga 26-vjeçari Hektor Jonuzi, lindur dhe banues në fshatin Gurë të Përmetit, i shoqëruar me plagosjen e 21-vjeçarit me inicialet A.Ç dhe të një shoku që gjendej rastësisht me të në ato momente, 25-vjeçarit Sokol Rustemi, që të dy banues të këtij fshati.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
