Transmetuar më 16-11-2009, 13:08

Tiranë, 16 nëntor NOA – Antidroga e policisë së Tiranës organizoi dje një operacion të koduar "Bujtina" i cili u finalizua me arrestimin e katër adoleshentëve pasi akuzohen se shpërndanin hashash.

Fransi Jashari, 17-vjeç, Andi Kraja, 17-vjeç, Frenkli Kau, 15-vjeç dhe E. Mata, 14-vjeç u kapën dje në Bulevardin "Zogu I-rë" në Tiranë, me një sasi bime të dyshuar si bimë narkotike e llojit "Cannabis Sattiva", me peshë prej 1 kilogram e 250 gramë.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit