Transmetuar më 18-07-2009, 14:12

Librazhd, 18 korrik NOA – Një autobus me turistë është përplasur me një makinë për pasojë janë plagosur rëndë dy persona.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në aksin Librazhd-Pogradec pranë fshatit Rrajce ku makina tip-Audi me targa LA 6447 A u përplas me autobusin me targa të huaja.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Sipas policisë përplasja e autobusit me makinën ka shkaktuar panik te turistët por asnjëri prej tyre nuk ka pasur lëndime.

Ndërsa dy persona që ndodheshin në makinën Audi kanë mbetur të plagosur rëndë dhe u transportuan menjëherë në spital.

Mësohet se përplasja ndodhi pasi makina tip-Audi po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

k.k/NOA

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit