Transmetuar më 16-07-2009, 10:43

Lezhë, 16 Korrik NOA - Regjistri i pronave të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Lezhës, (ZRPP), është rrëmbyer nga një grua e cila më pas u kap dhe tani ndiqet në gjendje të lirë, pasi pranoi ta dorëzojë vullnetarisht librin zyrtar.



Ngjarja ka ndodhur mesditën e së Enjtes dhe u denoncua nga punonjësi i ZRPP të Lezhës, Ylli Perndreca, 31 vjeç, lindur në Kashnjet dhe banues në Lezhë.

Ai i deklaroi policisë se 58-vjeçarja Valetina Nikaj, lindur në Korçë dhe banuese në Lezhë, i ka rrëmbyer atij regjistrin e këtij institucioni.

Menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të saj dhe pas disa kohësh Valentina Nikaj e ka dorëzuar me dëshirën e saj regjistrin të padëmtuar.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka sekuestruar regjistrin dhe akuzon të dyshuarën Valentina Nikaj, për veprën penale të "Kundërshtim i punonjësve që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", duke e hetuar atë në gjendje të lirë.

e.n/NOA

Lezhë, 16 Korrik NOA – Regjistri i pronave të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Lezhës, (ZRPP), është rrëmbyer nga një grua e cila më pas u kap dhe tani ndiqet në gjendje të lirë, pasi pranoi ta dorëzojë vullnetarisht librin zyrtar.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit