
Tiranë, 8 korrik NOA – Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, ka deklaruar sot se grabitja e mandatit të nëntë në Fier është baraz me mosnjohjen e zgjedhjeve nga PS.
"Partia Socialiste e Shqipërisë po e ndjek minute pas minute maskaradën që po luhet në KQZ me votat e shqiptarëve dhe posaçërisht me votat e popullit të Fierit. Duke e konsideruar vijim në rrugën e krimit elektoral të Sali Berishës vendimin e djeshëm të KQZ dhe paraqitur menjëherë ankimimin e këtij vendimi për të siguruar numërimin e të gjitha atyre votave që Sali Berisha po orvatet t’i fshijë për të grabitur mandatin e nëntë të Partisë Socialiste, ne rinënvizojmë me forcë se kjo grabitje është baraz me mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana jonë" tha Imeraj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





