Transmetuar më 06-07-2009, 18:33

     RIAD, 6 korrik NOA-Arabia Saudite hodhi poshtë zërat se mes saj dhe Izraelit mund të ketë marrëveshje të heshtur të mbretërisë me qeverinë izraelite që ka të bëjë me fluturimet në territorin e saj për të goditur Iranin.

     Sipas agjensisë franceze të lajmeve AFP, zëdhënësi i diplomacisë saudite Oussama Nugali deklaroi se nuk ekziston një marrëveshje e tillë.

"Politika jonë është shumë transparente dhe pozicioni ynë është shumë solid përsa i përket të gjitha formave të marrëdhënieve me Izraelin'', shtoi zëdhënësi.

  Dje, e përditshmja britanike ''Sunday Times'' njoftoi se mbretëria saudite kishte bërë një marrëveshje të heshtur me qeverinë izraelite për një fluturim në territorin e saj me hipotezën e goditjeve kundër Iranit.

     "Sauditët dhanë miratimin e tyre të fshehtë që ushtria izraelite të përdorë hapësirën e saj ajrore gjatë një misioni që do të ishte në interes të Izraelit ashtu si dhe Arabisë Saudite'', kishte bërë të ditur një burim diplomatik cituar nga e përditshmja.

m.i/NOA



     RIAD, 6 korrik NOA-Arabia Saudite hodhi poshtë zërat se mes saj dhe Izraelit mund të ketë marrëveshje të heshtur të mbretërisë me qeverinë izraelite që ka të bëjë me fluturimet në territorin e saj për të goditur Iranin.

     Sipas agjensisë franceze të lajmeve AFP, zëdhënësi i diplomacisë saudite Oussama Nugali deklaroi se nuk ekziston një marrëveshje e tillë.

"Politika jonë është shumë transparente dhe pozicioni ynë është shumë solid përsa i përket të gjitha formave të marrëdhënieve me Izraelin", shtoi zëdhënësi.

  Dje, e përditshmja britanike "Sunday Times" njoftoi se mbretëria saudite kishte bërë një marrëveshje të heshtur me qeverinë izraelite për një fluturim në territorin e saj me hipotezën e goditjeve kundër Iranit.

     "Sauditët dhanë miratimin e tyre të fshehtë që ushtria izraelite të përdorë hapësirën e saj ajrore gjatë një misioni që do të ishte në interes të Izraelit ashtu si dhe Arabisë Saudite", kishte bërë të ditur një burim diplomatik cituar nga e përditshmja.

m.i/NOA

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit