Transmetuar më 07-05-2009, 16:52

Tiranë, 7 maj NOA – Për ditën e nesërme parashikohet që moti të jetë sërish me vranësira të ndërrueshme dhe kthjellime.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit për ditën e nesërme, mundësuar nga NOA dhe Meteoalb:

Shqipëria

Moti Nesër: E premte, 8 maj 2009

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët do të jete në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë kur do të ketë grumbullime vranësirash lokale, kryesisht në majat e maleve POR pa mundur të gjenerojnë shira.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me Mot të kthjellët në të gjithë vendin dhe dominimi i kthjellimeve në territor, do të jetë prezent gjatë 24 orëve.

Temperaturat e ajrit gjatë mëngjesit do të pësojnë një rritje të lehtë në Qendër POR një rritje me 3 gradë do të sjellë mesdita në të gjithë territorin.

Era do të mbetet e lehtë me shpejtësi deri 20 km/h me drejtim verior-veriperëndimor, duke bërë që deti të jetë i qetë.

Evropa

Moti Nesër: E premte, 8 maj 2009

Evropa Veriperëndimore dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit do të dominohen nga vranësira dhe shira të shoqëruara herë pas here me stuhi të forta ere. Po ashtu, zona e Alpeve Evropiane do të përfshihet nga vranësira dhe shira më të pakët.

Sërish, pjesa më e madhe e Evropës do të dominohet nga Mot i kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Evropë nesër:

E premte, 8 maj 2009

Hungaria nesër alarmon për mjegull të dendur në rrugët nacionale;

Norvegjia, Suedia do të mbeten me stuhi ere të fortë;

Finlanda alarmon për zjarre në pyje.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit