
Tiranë, 5 maj NOA – Për ditën e sotme (e Martë), parashihet një mot i ngjashëm me atë të ditëve të fundit, sidomos në pjesën e parë të ditës duke i lënë vendin sërish shirave të rrëmbyeshëm që prekën vendin ditën e sotme.
Më poshtë, gjeni parashikimin e detajuar për ditën e sotme mundësuar nga NOA dhe Meteoalb:
Shqipëria
Moti: E martë, 5 maj 2009
Sipas MeteoAlb: Deri mesditën e së Martës, do të dominojnë kthjellime dhe vranësira të lehta, më të dukshme vranësirat do të jenë në lindje dhe juglindje të vendit.
Pasditja do të shtojë vranësirat në të gjithë vendin POR vranësira më të dendura dhe shira do të ketë fillimisht në zonat malore dhe gradualisht shirat do të shtrihen deri në zonën e ulët. Përmirësimi i kushteve të Motit do të nisë në mbrëmje por gjatë natës gjithë territori do të dominohet nga kthjellimet.
Temperaturat e ajrit nuk pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe në vlerat e mesditës.
Era do vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h dhe drejtim kryesisht veriperëndimor duke bërë që deti të mbetet me dallgë të ulëta.
Evropa
Moti: E martë, 5 maj 2009
Evropa Veriperëndimore dhe pellgu i Detit të Zi do të dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu, Mesdheu Qendror dhe një pjesë e Alpeve të Evropës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me shira të dobët.
Evropa Qendrore dhe Lindore do të dominohen nga Mot i kthjellët. Po ashtu, jugperëndimi i kontinentit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Evropë:
E martë, 5 maj 2009
Hungaria nesër mbetet me stuhi rrufesh dhe erë të fortë;
Gjermania nesër rrezikohet nga temperatura të ulëta;
Ishujt Britanike alarmojnë për rrebeshe shiu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





