Transmetuar më 02-05-2009, 16:33

Tiranë, 2 Maj NOA – Dita e diel duket se do të ketë rikthim të vranësirave të shutma shoqëruar me shira lokale. Shërbimi Metereologjik Meteoalb parashikon për lexuesit e agjencisë së lajmeve NOA, në detaje tëdhënat sinoptike për nesër në vend dhe Evropë si dhe temperaturat e pritshme:

Shqipëria

Moti Nesër: E diel, 3 maj 2009

Sipas METEOALB: Mëngjesi do të dominohet nga kthjellimet por që në orët e paradites do të nisin vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, më të dendura në Jug dhe Juglindje ndërsa Veriu dhe Qendra do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shoqëruara me shira të dobët.

Pjesa e dytë e ditës: do të shtojë vranësirat duke bërë që shirat të shtrihen deri në zonën e ulët dhe bregdetin verior. Sërish mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të Motit, duke sjellë dominim kthjellimesh pothuajse në gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit, përjashtuar 2 gradë rritje në Qendër gjatë mëngjesit, do të mbeten konstante në territor.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h me drejtim verior dhe veriperëndimor duke bërë që në det, të gjenerohen dallgë të ulëta.

Europa

Moti Nesër: E diel, 3 maj 2009

Europa Juglindore dhe Perëndimore  do të dominohen nga vranësira dhe shira, nuk përjashtohen edhe stuhitë e forta të erës. Të rrezikuar nga vranësirat dhe shirat do të mbeten edhe vendet e Mesdheut Lindor.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga Moti i kthjellët

Ngjarje ekstreme në Europë Nesër:

E diel, 3 maj 2009

Greqia dhe Italia rrezikohen nga stuhi të forta ere dhe rrebeshe shiu;

Spanja mbetet e rrezikuar nga stuhi ere të fortë dhe dallgë të larta.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit