
Të dhënat po ngarkohen...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se dyert e Aleancës mbeten të hapura për vendet e Ballkanit. Duke folur në takimin e Kartës Adriatik 5, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi, Scheffer tha se anëtarësimi në NATO dhe BE do ta ndihmojë Evropën juglindore që të ecë përpara. Duke përshëndetur hyrjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, Scheffer tha se ky gjithashtu ishte sukses i gjithë rajonit, dhe duhet të shërbejë si shembull. (Foto: Reuters)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
