
Nga Behxhet Behrami*
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Sa i përket një letre, e cila kohëve të fundit po shpërndahet nëpër internet (e shpeshherë edhe në mënyrë të thjeshtë dorë më dorë e fotokopjuar) nga disa njerëz injorant, të cilët nuk i dinë edhe gjërat më elementare të fesë së tyre, e të cilët janë duke e përhapur shirkun në Umetin Islam duke menduar se janë duke kontribuar për këtë Dinë (fe).
Këto lloje letrash të trilluara nuk janë diç e re për opinionin shqiptar, këto kanë qenë edhe më herët, ndoshta para 20 vjetësh, me mesazh të njëjtë, mirëpo me personazhe tjera, në vend të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem përmendej Zejnebja radijallahu anha, dhe për dallim nga ky trillimi i fundit, ajo shpërndahej në mënyrë më të thjeshtë, fotokopjohej dhe shpërndahej nëpër shtëpi, ndërsa sot edhe shirku e bid'ati kanë filluar të avancohen duke u përhapur me mjetet më moderne.
Dije motër dhe vëlla musliman se caktimi i Allahut (kaderi), e mira dhe e keqja, janë në dorën e Allahut dhe ndodhin vetëm me caktimin e Allahut, dhe njëherit kjo është edhe kushti i gjashtë i imanit, pa te cilin nuk vlen dhe nuk plotësohet imani i askujt.
Nëse këtë e kuptoni, atëherë ju bëhet e qartë se caktimi i Allahut, apo fati yt, nuk është i lidhur me kësi lloj letrash që njerëzit injorant, apo qëllimkëqinj i shpërndajnë me mënyra të ndryshme që t'ua prishin dhe shkatërrojnë njerëzve besimin e tyre, i cili besimi është gjëja më e vlefshme e besimtarit. Duhet t'i besosh fuqishëm fjalës se Muhammedit alejhi selam, të cilën na e transmeton Ibën Abbasi radijallahu anhu, i cili thotë:
Më ka thënë i Dërguari i Allahut:Â "Ruaje ti Allahun, Allahu të ruan ty, ruaje Allahun do ta gjesh çdo herë pranë vetes, dhe kur të lypësh, lyp prej Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut. Dhe dije se nëse të gjithë njerëzit mblidhen që të ta bëjnë ndonjë dobi, nuk kanë mundësi të të bëjnë asgjë vetëm se atë që ta ka caktuar Allahu, dhe dije se sikur krejt njerëzit të mblidhen që të ta bëjnë ndonjë të keqe, nuk kanë mundësi që të bëjnë asgjë vetëm se atë që ta ka caktuar Allahu. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletushkat. "
Ky është besimi, në të cilin thërriste Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjatë gjithë jetës se tij, ai që dëshiron të jetë pasues i tij dhe i shpëtuar në këtë botë e në botën tjetër, le t'u përmbahet fjalëve të Tij.
Ndërsa, ata që merren me kësi lloj letrash, ata janë të devijuar nga rruga e Muhmmedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe nuk është e vërtete se ata e kanë parë në ëndërr Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirëpo atyre shejtani i mallkuar u paraqitet dhe i devijon ata që janë të luhatshëm e të padijshëm në fenë e tyre. Përndryshe si ka mundësi që Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të thërras në këto gjëra që janë në kundërshtim më Sheriatin e tij, për të cilin luftoi 23 vjet me radhë që t'ua ngulit në zemrat e muslimanëve besimin e shëndoshë në Allahun dhe t'ua largojë nga zemra shirkun.
Mirëpo, bid'atxhinjtë ia ndaluan vetes së tyre kapjen për Shpalljen e Allahut xhel-le shanuhu, ata i kaploi shejtani i mallkuar dhe i hodhi në fund të devijimit dhe errësirës, morën për bazë burime të ndryshme duke menduar se ato burime mund të jenë zëvendësuese të Shpalljes. Ah, sa dallim i madh është në mes të asaj diturie, e cila buron prej Kur'anit dhe ujitet me ujin e pastër të Sunetit, dhe diturisë, e cila buron nga burimet e bid'atxhinjve, të cilët nuk mbështeten në lajme (transmetime) të vërteta e as në logjikë të shëndoshë, çdo gjë që është shpikur në fenë e Allahut, është e refuzuar, dhe çdo kush që devijoi nga rruga e Tij, nuk mund të arrijë te qëllimi i tij i kërkuar. Sa e largët dhe e pamundur është që bid'ati t'u dhurojë pronarëve të vet furkan (dallues të vërtetës nga e pavërteta), apo në zemrat e tyre të shtojë udhëzim e iman. Si ka mundësi të udhëzohet ai, i cili ec në shkretëtirën e errët pa pishtarë ndriçues? Dhe si mund ta shuajë etjen ai, i cili për pije ka zgjedhur ujin e njelmët?
Disa grupe të bid'atxhinjve, siç janë sufitët, i marrin ëndrrat si burime kryesore mbi të cilat e mbështetin akiden (besimin) e tyre, i pranojnë dhe i refuzojnë gjërat në bazë te ëndrrave, dhe pretendojnë se këto ëndrra janë një lloj shpalljeje dhe inspirimi nga ana e Allahut. Me ëndrra i komentojnë disa prej ajeteve të Kur'anit, me to dallojnë Sunetin e vërtetë nga Suneti i pavërtetë, me ëndrra e dallojnë mendimin më të saktë në dispozitat e fikhut, etj.
Shatibiu në librin e tij "El-I'tisam" thotë:
"Argumenti më i dobët i të gjithë bid'atxhinjve është argumenti i atyre që i mbështetin veprat e tyre në ëndrra, i pranojnë dhe i refuzojnë gjërat në bazë të ëndrrave dhe thonë: Kemi parë në ëndërr filanin (një njeri të devotshëm), i cili më ka thënë: Mos vepro këtë, ndërsa veproje atë. Kështu thonë edhe shumë prej atyre që vishen me petkun e sufizmit, ndodh që të thonë disa prej tyre: Kemi parë Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në ëndërr dhe më ka thënë mu kështu, m, ka urdhëruar me këtë. Vepron në bazë të saj dhe ndalohet në bazë të saj, punon me ato ëndrra dhe ua kthen shpinën dispozitave të vendosura në Sheriatin e Allahut xhel-le shanuhu. " (1/260).
Pra, motër dhe vëlla i dashur musliman, ruaje besimin tënd, se vërtetë besimi yt është gjëja më e vlefshme që ti posedon, besimin tënd mbështete vetëm në baza të shëndosha të Islamit, në Kur'an dhe Sunet, se vërtetë do ta gjesh veten të liruar nga çdo lloj robërimi dhe do te jesh vetëm rob i Allahut për çka edhe je i krijuar. Ndërsa ata, te cilët nuk janë robër të nënshtruar ndaj Allahut, ata janë robër të çdo kujt, i sheh ata të besojnë në lloj-lloj besëtytnish dhe frikësohen nga ato, për dallim nga besimtari, zemra e te cilit është mbushur me dashuri ndaj Allahut dhe nuk i frikësohet askujt përveç Allahut.
Allahu e mëshiroftë Ibën Kajjimin, i cili thotë:Â "Kanë ikur prej robërimit që janë krijuar për të, e kanë rënë në robërim të tekeve të tyre dhe djajve".
Njeriu nga vetë natyrshmëria e tij, shpirti i tij kërkon që të lidhet me Krijuesin e tij, e nëse nuk lidhet me Krijuesin e tij, ai do të lidhet me diç tjetër, pra ose do të jetë rob i Allahut, ose rob i tjetërkujt përveç Allahut xhel-le shanuhu.
Allahu xhel-le shanuhu në Kur'an na e sjell shembullin e shirkut dhe tevhidit (idhujtarisë dhe besimit të drejtë në një Zot) në suren Zumer, ajeti 29, ku thotë:
"Allahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm Allahut, por ç'bën shumica e tyre, nuk e dinë. " (Zumer, 29).
Pra, Allahu solli shembullin e atij, që përveç Allahut adhuron edhe zota tjerë, si shembulli i atij robi që e kanë në pronësi shumë zotërinj, ai e urdhëron me një punë, e tjetri me tjetrën punë, e kështu me radhë. Si mund të jetë gjendja e tij shpirtërore? Ndërsa, shembulli i atij që e adhuron vetëm Allahun, është si shembulli i atij që është rob vetëm i një zotërie, i kryen urdhrat e tij dhe është i qetë.
E lusim Allahun që të na e shtojë imanin tonë në Allahun, dhe të na bëjë të jemi robër vetëm të Tij, e të na bëjë të lirë nga çdo lloj robërie tjetër, dhe të na ruajë nga shirku!
Vel hamdu lil-lahi rabbil alemin.
(*) Shënim i NOA: Shkrimi vjen si shqetësim që haset shpesh në postën elektronike. Shumë përdorues të email-it dërgojnë me postë elektronike, letra të cilat në qendër kanë detyrimin që të shpërndahen në seri adresash elektronike. Qytetarët shpesh kanë shprehur shqetësim për këtë fakt që po kthehet në dukuri të papëlqyeshme, sidomos për shkak se në letrat e shpërndara masivisht, kërcënohet hapur se nëse nuk ridërgohen në tufë email-esh, do të përballen me fatkeqësi
Nga Behxhet Behrami*
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu
Sa i përket një letre, e cila kohëve të fundit po shpërndahet nëpër internet (e shpeshherë edhe në mënyrë të thjeshtë dorë më dorë e fotokopjuar) nga disa njerëz injorant, të cilët nuk i dinë edhe gjërat më elementare të fesë së tyre, e të cilët janë duke e përhapur shirkun në Umetin Islam duke menduar se janë duke kontribuar për këtë Dinë (fe).
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





