Transmetuar më 19-05-2009, 16:26
Tiranë, 19 maj/NOA - Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar të gjithë abonentëve të saj sot, nga një SMS ku i kërkon të shprehin dëshirat e tyre që thotë se do t'ua realizojë gjatë katër viteve të ardhshme nëse do të marrë një mandat të dytë qeverisës.

Në fillim të SMS, Berisha bën një panoramë të gjerë me gjuhën e shifrave të arritjeve sipas tij në katër vitet e mandatit aktual si kryeministër.

Duke i njohur meritën dhe qytetarëve shqiptarë në tërësi, Berisha i shkruan abonentëve në SMS, se "së bashku eliminuam 204 banda, shpëtuam nga korrupsioni katër miliardë dollarë, rritëm dhe dyfishuam rroga dhe pensione".

Më tej evidenton se "ndërtuam dhe rindërtuam 5 900 kilometra rrugë, 1 012 shkolla, mbi 700 ujësjellës e kanalizime, pesëfishuam investimet, firmosëm 5 miliardë euro investime të huaja, pritëm 2.7 milionë turistë".

Berisha nuk ka harruar në këtë mesazh të gjatë të përmendi dhe fitoren e prillit të këtij viti kur ne u anëtarësuam në NATO, duke premtuar menjëherë më pas, heqjen e vizave me BE, brenda një viti.

"Jemi në NATO dhe brenda një viti do të lëvizim pa viza në Bashkimin Evropian", - thekson kryeministri në SMS-në e tij.

Në fund, mesazhin përfundon me lutjen: "Të lutem, më shkruaj në numrin celular, çfarë të intereson në katër vitet e ardhshme".

e.l/NOA

Teksti i plotë i SMS:

Nga Sali Berisha:

Zonjë/Zotëri,

Së bashku eliminuam 204 banda, shpëtuam nga korrupsioni, katër miliardë dollarë, rritëm dhe dyfishuam rroga dhe pensione, ndërtuam dhe rindërtuam 5 900 kilometra rrugë, 1 012 shkolla, mbi 700 ujësjellës e kanalizime, pesëfishuam investimet, firmosëm 5 miliardë euro investime të huaja, pritëm 2.7 milionë turistë.

Jemi në NATO dhe brenda një viti do të lëvizim pa viza në Bashkimin Evropian.

Të lutem, më shkruaj, çfarë të intereson në katër vitet e ardhshme.

Me respekt, Sali Berisha

Tiranë, 19 maj/NOA – Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar të gjithë abonentëve të saj sot, nga një SMS ku i kërkon të shprehin dëshirat e tyre që thotë se do t’ua realizojë gjatë katër viteve të ardhshme nëse do të marrë një mandat të dytë qeverisës.

Në fillim të SMS, Berisha bën një panoramë të gjerë me gjuhën e shifrave të arritjeve sipas tij në katër vitet e mandatit aktual si kryeministër.

Duke i njohur meritën dhe qytetarëve shqiptarë në tërësi, Berisha i shkruan abonentëve në SMS, se "së bashku eliminuam 204 banda, shpëtuam nga korrupsioni katër miliardë dollarë, rritëm dhe dyfishuam rroga dhe pensione".

Më tej evidenton se "ndërtuam dhe rindërtuam 5 900 kilometra rrugë, 1 012 shkolla, mbi 700 ujësjellës e kanalizime, pesëfishuam investimet, firmosëm 5 miliardë euro investime të huaja, pritëm 2.7 milionë turistë".

Berisha nuk ka harruar në këtë mesazh të gjatë të përmendi dhe fitoren e prillit të këtij viti kur ne u anëtarësuam në NATO, duke premtuar menjëherë më pas, heqjen e vizave me BE, brenda një viti.

"Jemi në NATO dhe brenda një viti do të lëvizim pa viza në Bashkimin Evropian", – thekson kryeministri në SMS-në e tij.

Në fund, mesazhin përfundon me lutjen: "Të lutem, më shkruaj në numrin celular, çfarë të intereson në katër vitet e ardhshme".

e.l/NOA

Teksti i plotë i SMS:

Nga Sali Berisha:

Zonjë/Zotëri,

Së bashku eliminuam 204 banda, shpëtuam nga korrupsioni, katër miliardë dollarë, rritëm dhe dyfishuam rroga dhe pensione, ndërtuam dhe rindërtuam 5 900 kilometra rrugë, 1 012 shkolla, mbi 700 ujësjellës e kanalizime, pesëfishuam investimet, firmosëm 5 miliardë euro investime të huaja, pritëm 2.7 milionë turistë.

Jemi në NATO dhe brenda një viti do të lëvizim pa viza në Bashkimin Evropian.

Të lutem, më shkruaj, çfarë të intereson në katër vitet e ardhshme.

Me respekt, Sali Berisha

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit