
Tiranë, 18 maj NOA - "Partia Demokratike do ta fitojë betejën elektorale të 28 Qershorit, dhe qyteti i Tiranës, pas dy vjetësh, do të kthejë një demokrat në krye të Bashkisë së Tiranës" u shpreh sot kandidati për postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike, Tiranë, Gjergj Bojaxhi.
Gjatë punimeve të Konferencës së PD-së për degën e Tiranës, ku do të zgjidhet edhe kreu i ri i PD-së për kryeqytetin, Bojaxhi u shpreh se "kryesia e PD-së së Tiranës duhet të jetë në vijën e parë të sulmit kundër lejeve të ndërtimit që kryebashkiaku Rama i jep në mënyrë jo transparente dhe klienteliste".
"Ne duhet të jemi në vijën e parë të mbrojtjes së parqeve, në të cilën do të luajnë fëmijët tanë si dhe në vijën e parë të mbrojtjes së ajrit, i cili ndotet përditë", tha Bojaxhi.
Sipas tij, "PD e Tiranës duhet të kryesojë prerjen e të gjitha lejeve të paligjshme të kryebashkiakut Rama".
Tiranë, 18 maj NOA – "Partia Demokratike do ta fitojë betejën elektorale të 28 Qershorit, dhe qyteti i Tiranës, pas dy vjetësh, do të kthejë një demokrat në krye të Bashkisë së Tiranës" u shpreh sot kandidati për postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike, Tiranë, Gjergj Bojaxhi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





