Transmetuar më 27-04-2024, 13:36

Fabio Capello, ish-trajneri i kuqezinjve, komentoi ardhjen e mundshme të Thiago Motta në stolin e Milanit: "Ai duket trajner i gatshëm për ta hedhur këtë hap. Po sikur të sillte edhe Zirkzee?

Epo, Thiago Motta do të ishte me fat të kishte qendërsulmuesin surprizë të sezonit në ekipin e tij. Kur shkon në një klub tjetër, zakonisht fillimi është kompleks. Është e mundur të demonstrosh se je i mirë vetëm nëse ke lojtarë të fortë”.

Po sikur Thiago Motta të mos jetë i disponueshëm? Capello përmend emrin e një të njohuri të vjetër të futbollit italian për pankinën e Milanit: "Një trajner që e njeh Italinë. Dikush si Fonseca".

Po cila duhet të jetë karakteristika e parë për trajnerin e ardhshëm të Milanit? "Ai duhet të kuptojë se ku po punon. Çdo komb ka një karakteristikë të lojës, një sërë ligjesh të pashkruara për të ditur.

Në Spanjë, trashëgimia e Guardiolës është ende e qartë. Në Angli luhet futboll ndryshe, edhe në Francë po kështu. Trajneri duhet të përshtatet me ekipin ku drejton, jo e kundërta. Ai duhet të kuptojë se mënyra e të menduarit të lojtarëve, taktikisht, është e ndryshme".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd