Transmetuar më 27-04-2024, 12:26

PSG mund të bëhet kampion i Francës, nëse do të arrijë të fitojë sot kundër Le Havre. Luis Enrique, duke folur në konferencën për shtyp, analizoi sezonin aktual dhe atë të ardhshëm, duke treguar se nuk ka frikë nga lamtumira e Kylian Mbappe: "Ne kemi një skuadër të re, me shumë lojtarë të ardhur rishtas në fillim të sezonit. Ndërtimi i PSG vazhdon, jam i bindur se sezonin e ardhshëm do të jemi më mirë. Ky është mesazhi që dua t’ua dërgoj lojtarëve të mi".

A jeni i kënaqur me momentin që po përjetoni?

Arritëm në fund të sezonit në rrethana shumë pozitive. Nuk e kisha menduar kurrë një skenar kaq pozitiv. Është një moment i shkëlqyer, me të gjithë lojtarët në dispozicion, përveç Kimpembe dhe Sergio Rico. Të gjithë lojtarët kanë mundësi të luajnë, secili prej tyre ka shumë ambicie. Përfundimi i këtij sezoni është shumë motivues.

Dembele duket në top-formë…

Sulmuesit e nivelit të lartë po kalojnë momente të shkëlqyera. Ousmane kishte shënuar vetëm një gol para Barcelonës, por dha 10 asiste dhe bëri ndryshimin e madh për ne. Aktualisht po përjeton momentin më të mirë në marrëdhënien e tij me golin, kjo edhe për shkak të qetësisë. Ai gjithashtu shënon shumë në stërvitje, është çështje qetësie.

A do të ndryshojë ndonjë gjë në ndeshjen e radhës?

Çdo ndeshje e PSG-së këtë sezon ka përfaqësuar një mundësi për lojtarët. Pse të ndryshojë? Le Havre është një ekip që ka nevojë për pikë, nuk do të na lejojë hapësira. Nëse fitojmë, do të jemi kampionë. Në shtëpi është një mjedis i përsosur për t’u kënaqur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd