Transmetuar më 27-04-2024, 08:36

Takimi mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, i planifikuar të mbahej në 9 maj në Shtëpinë e Bardhë, është shtyrë për shkak të ndryshimeve në agjendën e udhëheqësit turk, tha të premten një zyrtar i Turqisë.

Zyrtari që nuk pranoi të identifikohej tha se shumë shpejt do caktohej një datë e re për takimin. Shtëpia e Bardhë nuk kishte njoftuar zyrtarisht për vizitën, por një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters në fund të marsit se Shtëpia e Bardhë kishte ofruar që takimi të zhvillohej në 9 maj dhe Ankaraja kishte pranuar./ VOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd