Transmetuar më 26-04-2024, 19:01

Dy shqiptarë që u kapën në flagrancë kur shkuan për të tërhequr 4.2 milionë euro kokainë të fshehur në një kontejner frigoriferik, ngarkesë e dalë nga një traget në Co Cork të Irlandës në gusht të vitit 2023, janë dënuar secili me tetë vjet burg.

Ata janë Gentjan Dodaj, 39-vjeç dhe vëllai i tij, Donatel Dodaj, 30-vjeç, të dy shtetas shqiptarë me adresë në Paradise Row, Athlone, Co Westmeath si dhe 23-vjeçari rumun Daniel Afedoaei më banim në Slí an Aifreann, Athlone.

Në Gjykatën Penale e Qarkut Cork, babai i tre fëmijëve Gentjan Dodaj, tha se ishte përfshirë në skemën e trafikimit të kokainës për të shlyer borxhet e mëdha të faturave nga biznesi që kishte hapur me makina.

Ai rekrutoi vëllain e tij më të vogël Donatelin, i cili tha se ishte 60 mijë euro në borxh te një shqiptar në vendlindje, ndërsa Daniel Afedoaei kishte një borxh prej 50,000 eurosh.

Megjithatë prokurorët arsyetuan se ata më herët ishin përfshirë në një skemë pastrimi parash ku ishin sekuestruar edhe sasi të mëdha para “cash”, çka tregon se nuk ishin peng të asnjë vështirësie ekonomike.

Ata u kapën në gusht të 2023 gjatë tentativës për të tërhequr nga kontejneri një ngarkesë prej 60 kilogram kokainë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd