Transmetuar më 25-04-2024, 07:38

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë orëve të paradites por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave, të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit lindor, duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura ku herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu, ku më të fokusuara shirat do të jenë në në zonat Veriore dhe verilindore të Kosovës.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë më vranësira dhe reshje por në sasi shumë të pakta.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat e mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 14 gradë C vlera maksimale në rang territorit.

Era do të paraqitet mesatare dhe hera herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd