Transmetuar më 24-04-2024, 22:09

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot në Fier se Lulzim Basha është i braktisur nga elektorati shqiptar dhe e akuzoi atë se la vendin praktikisht pa opozitë.

"Se kush është Lulzim Basha, e dimë të gjithë, e dinë gjithë shqiptarët. Është njeri i braktisur dhe i përbuzur nga të tërë për aktet e rënda të vetëdijshme të tradhtisë që ka bërë ndaj demokratëve dhe shqiptarëve duke lënë vendin pa opozitë, për shërbimet e pafundme të këtij regjimi", tha Meta.

Të gjithë e dinë që zgjedhjet vendore u shtynë nga presidenti Meta në atë kohë me kërkesë të Bashës dhe premtimin se do të hynte në zgjedhje, datë të cilën e caktoi vetë. Atëherë si shpjegohet që e vetmja parti opozitare që nuk u regjistrua në KQZ ishte vetëm ajo e Lulzim Bashës, dhe pse iu kërkua vazhdimisht. Lulzim Basha dhe kur fle, gënjen”, tha Meta.

Ilir Meta komentoi dhe akuzat e Bashës se djegia e mandateve ishte vepër e iniciuar prej tij kur ishte President i Republikës:

“Edhe këtë e ka thënë Lulzim Basha. Normal unë mesa duket e kam iniciuar unë djegien e mandateve për t’i krijuar mundësin Edi Ramës që të kishte 130 deputetë që të më shkarkonte mua si president, akt që i duheshin vetëm 94 vota.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd