Transmetuar më 24-04-2024, 19:46

Ka përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në garë kanë marrë pjesë shtatë kandidatë, dy prej të cilëve janë shqiptarë. Sakaq, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se rezultatet paraprake pritet të dalin rreth mesnatës.

Pjesëmarrja në votime përllogaritet të jetë rreth 35%, ku bie në sy një pjesëmarrje e ulët në qytetet me shumicë shqiptare.

Incidentet kanë qenë në shkallë jo-serioze, me ndërprerjen e votimit në Kumanovë për shkak të problemeve teknike, ndërsa 5 persona janë arrestuar për fotografimin e fletës së votimit.

Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) garon me Bujar Osmanin, ministrin aktual të Punëve të Jashtme.

Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, merr pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të komunës së Gostivarit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd