Transmetuar më 25-04-2024, 08:03

Ëndrra e Kylian Mbappe për t’u bërë lojtar i Real Madridit po afrohet gjithnjë e më shumë përmbushjes. Më 1 korrik do të zyrtarizohet marrëveshja mes dy palëve, Real Madridit dhe lojtarit.

Sulmuesi parizien iu kërkoi “Los Blancos” konfidencialitet për të mos u shënjestruar nga ultrasit e PSG-së, por sapo vetë Luis Enrique tha publikisht se ishte e nevojshme që skuadra e tij të mësohej me jetën pa Kylian, të gjithë kanë supozuar në “Parc des Princes” se kampioni i botës më 2018 do të shkojë në Madrid këtë verë dhe se Al Khelaïfi nuk do të fitojë asnjë qindarkë nga transferimi i tij.

“Erëza” e shtuar do të ishte nëse dy skuadrat do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve (1 qershor, në ‘Wembley’), varësisht se si do të përfundojnë gjysmëfinalet e tyre përkatëse ndaj Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Derisa të ndodhë kjo, debati që është hapur në Madrid lidhet me vështirësinë që Ancelotti mund të hasë për ta sistemuar Mbappe në pozicionin e tij të preferuar, si sulmues i krahut të majtë. Si Vinicius, ashtu edhe Rodrygo “lulëzojnë” në këtë pozicion te “Los Blancos”, me këtë të fundit duke treguar talentin e tij kundër Manchester City, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ndryshe nga sa parashikoi Emmanuel Petit, ylli francez nuk do të bëhet problem për pozicionin e tij te Real Madrid i. “AS” kupton se Mbappé jo vetëm që është i përgatitur të jetë i disiplinuar për të pranuar të luajë rolin ‘9’, si qendërsulmues, por ka pranuar për njerëzit më të afërt se “sfida për të luajtur aty më tërheq mua”.

Shpjegimi i dhënë nga Kylian për njerëzit e tij është i thjeshtë. Nëse ai luan si ‘9’ në një ekip me Vinicius, Rodrygo, Bellingham dhe Brahim si shokë në zonë, do ta ketë shumë të lehtë ta rrisë numrin e golave. Duke luajtur si ‘9’ do të ketë një shanse të larta për të fituar “Këpucën e Artë” dhe, në atë rast, do të ishte pothuajse i sigurt për të fituar edhe “Topin e Artë”, ëndrra e tij individuale.

Mbappé është i motivuar nga mundësia për të luajtur në një pozicion të tillë, si qendërsulmues, të cilin e ka provuar disa herë në 7 vitet e tij te PSG, veçanërisht këtë sezon me Luis Enrique.

Le t’iu hedhim një vështrim shifrave të tij këtë sezon. Mbappé ka shënuar 41 gola në 43 ndeshjet zyrtare, pothuajse me mesatare të nivelit CR7 prej një goli për lojë. Që kur ka qenë në Paris, nga viti 2017 e deri më tani, Kylian e ka përmirësuar vazhdimisht normën e tij të golave: 21 në sezonin e tij të parë në kryeqytetin francez, ndjekur nga 39, 30, 42, 39 dhe 41 gola.

Kjo do të thotë se do t’i thotë lamtumirë PSG-së në fund të sezonit të tij më të mirë para portës. Ai mund të nënshkruajë me siguri ‘letrën motivuese’ përpara se të transferohet në një ekip madrilen që e pret me krahë hapur dhe një kuartet sulmues që tashmë ndriçon imagjinatën e madrilenëve: Bellingham, Rodrygo, Mbappé dhe Vinicius. Dhe kësaj liste shtoni Brahim, Endrick e Joselu në pankinë. Në letër, duket mahnitëse.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd