Transmetuar më 24-04-2024, 13:47

Bayern Munich duket se ka zgjedhur trajnerin e ri. Me gjasë do të jetë Ralf Rangnick, ai që do të marrë përsipër trashëgiminë e Thomas Tuchel në fund të sezonit aktual, edhe pse ka një kontratë në fuqi me Federatën Austriake të Futbollit.

Ish-trajneri i Leipzig dhe Manchester United, sigurisht që do ta udhëheqë Arnautovic dhe bashkëlojtarët e tij në "Euro 2024", siç përsëriti Peter Schöttel, drejtori sportiv i kombëtares së Austrisë orët e fundit: "Ralf Rangnick ka një marrëdhënie të vlefshme kontraktuale me ne. ÖFB nuk ka marrë asnjë kërkesë për ta liruar atë".

Marrëveshja me Bayernin, sipas disa mediave bavareze, tashmë duhet të finalizohet këtë fundjavë. Trajneri aktual i Austrisë, tashmë 65 vjeç, ka fituar besimin e drejtuesve të "Allianz Arena", të paktën tani për tani, në raport me kandidatët e tjerë, përfshirë Roberto De Zerbi.

Duhet thënë se zgjedhjet e para të Bayernit kanë rënë gradualisht: nga Xabi Alonso te Julian Nagelsmann, Zinedine Zidane dhe Unai Emery.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd