Transmetuar më 24-04-2024, 13:01

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat tha se 44 deputetë të opozitës kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese padi ndaj Olta Xhaçkës. Bardhi theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet të mblidhet me urgjencë për mandatin e Xhaçkës, që të mos lërë veten të përdhoset nga parlamenti.

Bardhi: 44 deputetë kemi firmosur padinë në GJK të Olta Xhaçkës, që mbrohet nga Edi Rama. Kuvendi ka shpallur veten sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. GJK do të duhet të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi.

Nuk ka ndodhur kurrë që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e GJK. Ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Olta Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë. Deputetët e opozitës nuk lënë çështjet rrugës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd