Transmetuar më 24-04-2024, 12:41

Cristiano Iovino, “burri i kafesë”, sikurse njihet tashmë, sepse thuhet se u fut mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasi, duke i dërguar ata drejt divorcit pas dy dekadash martesë, i përmendur nga Ilary në dokumentarin e saj "Unica" të Netflix si trajner personal, u sulmua në Milano natën mes të dielës dhe të hënës.

Me sa duket, në orën 03:30 të mëngjesit, trajneri personal ndodhej në periferi të Milanos dhe po kthehej në shtëpi, kur u rrethua nga 5-6 persona, të cilët zbritën nga një furgon dhe filluan ta rrihnin. Iovino, 37 vjeç, me sa duket vendosi të mos bëjë denoncim për momentin.

Megjithatë, ai u trajtua në vend nga ambulanca, teksa ndërhynë edhe karabinierët. "I dhunuari mbajti një heshtje të çuditshme, – raporton "Milano Today". – Burri, i famshëm për kujdesin mbi aftësinë fizike të shumë njerëzve në industrinë e argëtimit, në fakt ka raportuar pak ose aspak për sulmin dhe mbi të gjitha, sipas asaj që mësohet, për momentin ka vendosur të mos bëjë padi”.

Ilary Blasi e Cristiano Iovino, parlano i camerieri del caffè: «Sono stati  qui diverse volte»

Iovino, ndër të tjera, u citua si dëshmitar në çështjen e ndarjes mes Ilary dhe Francesco Totti. Cristiano Iovino është një trajner personal dhe influencues nga Roma. 37 vjeç, tifoz i Lazios, dashnor i udhëtimeve. Ai kishte një fëmijëri të komplikuar, prindërit iu ndanë kur ishte vetëm 3 vjeç.

Babai u largua nga shtëpia pa iu kushtuar shumë vëmendje fëmijëve të tij (Cristiano ka një motër, që është 3 vite më e madhe, Veronica), ndërsa nëna ra në depresion. Sapo u rrit, Iovino iku jashtë vendit. Fillimisht punoi si kamarier, më pas u bë i njohur në botën e fitnesit.

Sot merret edhe me marrëdhënie me publikun, palestra dhe promovim turistik. Në të kaluarën ka qenë i lidhur me disa femra të famshme: nga Giulia De Lellis te Zoe Cristofoli (partnerja aktuale e Theo Hernandez), nga Sabrina Ghio te Mariana Rodriguez.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd