Transmetuar më 24-04-2024, 12:06

Romeo dhe Heidi janë surprizuar mbrëmjen e djeshme nga “Vëllai i Madh”, pasi i ka dërguar në një suitë. Çifti kishin të drejtë të lejonin të futeshin brenda edhe banorë të tjerë. (lexo këtu)

Teksa ndodhej në vaskë e vetme, pranë Heidit vjen, Juli, Egla dhe Graciano. Dy aktorët e ngacmojnë duke i thënë se ajo është “dashuria e tij e dytë dhe Jul Deda i pari”, pasi Romeo pas përfundimit të spektaklit filloi debatin me Julin në oborrin e shtëpisë duke e lënë vetëm Heidin, veprim i cili e ka mërzitur.

Baci e pyet: “Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?”

“Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër”, iu përgjigj Juli, duke nënkuptuar se Romeo i kushton më shumë vëmendje atij sesa Heidit.

Pjesë nga biseda:

Egla: Çe do ti këtë? Për Zotin ta them sinqerisht. Ti je pa atë, ai është më i tërhequr nga Juli në këtë moment

Heidi: Jo është në dhomën e rrëfimit

Egla: Jo është jashtë duke bërtitur

Graciano: Leje mos ia prish qefin

Egla: Qefin ia prishin ai jo unë. Çfarë bën jashtë o burrë? Gjithë muajin e la duke pritur se nuk besonte, tani po mban të njëjtin qëndrim.

Juli futet në suitë

Heidi: Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?

Juli: Duke debatuar me Romeon!

Heidi: Ku ishte Romeo deri tani?

Juli: Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër

Heidi: Je ti?

Juli: Tani ti e kupton këtë gjë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd