Transmetuar më 24-04-2024, 11:47

Pamje apokaliptike janë regjistruar ditën e djeshme në Athinë, si pasojë e prezencës së pluhurit afrikan. Ndërkohë nga dita e sotme mes paradites dhe mesditës, parashikohet që ngjyra blu e qiellit të rikthehet në normalitet dhe ajri të pastrohet.

E famshme dhe e çuditshme, reja e madhe e pluhurit afrikan, e cila krijoi për disa orë pasditen e së martës ndjenjën se kryeqyteti grek ishte zhvendosur në planetin portokalli të Marsit.

Së bashku me renë pluhurit afrikan pritet të eliminohen edhe faktorët rëndues për shëndetin publik, pasi për shkak të pluhurit ka pasur rritje të rasteve me probleme respiratore të një pjese popullsisë.

Disa javë më parë i njëjti fenomen ishte prezent edhe në Shqipëri, ku temperaturat shënuan vlera më të larta se normalja për muajin që jemi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd