Transmetuar më 21-04-2024, 12:47

Një tentativë zhvatjeje ndaj një 48-vjeçari është hetuar nga policia e Selanikut dhe për rastin 3 autorë janë identifikuar por vetëm një është arrestuar.

Sipas mediave greke, dy 48-vjeçarë, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor, duke vepruar për llogari të një 45-vjeçari (nga Shqipëria), kanë shkuar në një dyqan në pronësi të një shtetasi 48-vjeçar nga zona e Bashkisë Thermaikos dhe e kanë kërcënuar.

Ata i kanë kërkuar 50 mijë euro duke e kërcënuar me një pistoletë por edhe një granatë që njëri prej tyre kishte me vete.

E gjithë ngjarje, sipas policisë, kishte të bënte me një marrëveshje që 48-vjeçari kishte bërë me 45-vjeçarin nga Shqipëria për disa punë që donte të bënte në dyqanin e tij. Por 48-vjeçari nuk ka mbetur i kënaqur me punën e bërë nga 45-vjeçari dhe ka refuzuar ta paguajë dhe për këtë arsye ky i fundit ka kërkuar paratë e punës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd