Transmetuar më 21-04-2024, 10:23

Banorët në qytetin e Pukës, janë zgjuar sot të rrethuar nga dëbora.

Reshjet e nisura në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdojnë edhe tani, e kanë çuar deri në 25 centimetër, trashësinë e bores në qytet.

Kjo ulje e menjëhershme e temperaturave ka zënë të papërgatitur banorët e Pukës, të cilët pak ditë më parë shijuan verën e parakohshme, kur termometri shkoi deri në 30 grade celsius. Deri tani nuk ka probleme në Puke.

Ndërkohë reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonën e Qafë Thores, që është pika me e lartë në Theth dhe Vermoshin në Kelmend.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd