Transmetuar më 17-04-2024, 14:50

Prime-i i djeshëm duket se nuk shërbeu që banorët të sqaroheshin me njëri-tjetrin, por përkundrazi ndezi më shumë debatet mes banorëve.

Pavarësisht se kanë qënë duke shijuar një darkë pas prime-t, mesa duket debatet mes banorëve nuk kanë të ndaluar. Kanë qenë disa banorë që janë përfshirë në diskutime ekstreme, si Erjola, Meritoni, Romeo, Juli, Roza dhe Françeska.

Ngacmimi nga Meritoni bëri që Erjola të shpërthente në ulërima, por si të mos mjaftonte kaq ajo u acarua dhe me Romeon.

Ka qenë Juli ai që u përpoq të ngushëllonte Erjolën, duke e tërhequr mënjanë e duke i thënë që për ata nuk ia vlen të mërzitesh.

« Po ça je ti, për këta qan ti, këta që nuk kanë lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit, » i thotë Juli.

Erjola : Po ma shpifën mor, le të më sulmojnë i dal për ballë botës vetëm, por ma shpifën, copa e Romeos të thotë ju kap ju hedh, jeni plehra, ju shtrydh si lecka.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd