Transmetuar më 17-04-2024, 07:24

Në Uashington, Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë miratoi edhe një herë të martën kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David J. Kostelancik.

Por ajo që nuk dihet është nëse Senati do ta marrë në shqyrtim në kalendarin e tanishëm legjislativ votimin e kandidaturës së tij, ndërsa SHBA është në prag të etheve elektorale të nëntorit.

Vitin e kaluar dështoi emërimi përfundimtar i Kostelancik pasi Senati nuk e futi në rend dite për votim final.

Shtëpia e Bardhë e rikandidoi Kostelancik këtë vit si ambasador në Shqipëri, duke rifilluar kështu nga e para procesin për shqyrtimin e kandidaturës.

Kandidatura e tij u bllokua vjet nga disa senatorë republikanë. Megjithatë kjo është një praktikë e zakonshme e betejave politike në Uashington.

Një vit më parë, më 30 mars, u zhvillua një seancë dëgjimore në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, ku Kostelancik mbrojti kandidaturën e tij duke parashtruar përparësitë si ambasador i ri në Shqipëri.

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë.

Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare.

Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përparimi i Reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian, tha ai.

Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më herët, në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në Tiranë. Ai njeh mirë gjuhën shqipe.

Kush është Kostelanick, ambasadori i ri amerikan që di shumë mirë shqip

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd