Transmetuar më 16-04-2024, 20:51

“Ti je njeriu që ka sharë më shumë në historinë e Big Britherave. Ke nevojë për ndihmë”, – ka qenë artikulimi i Jetmirit.

“Ej, ruaj trurin, se kokërr gruri është, zemër, ruaj trurin se je në cekuilibër total. Shpresoj të të bëjë mirë Shqipëria që je kthyer ca kohë” – iu përgjigj Egla.

Më herët, gjatë diskutimit me banorët, Jetmiri ishte shprehur “ajo është genjeshtare patologjike”.

Juli: Ajo të gënjen kur flet, po se pate mendjen të gënjen, ajo gënjen Romeon.

Më pas Franceska e pyet Jetmirin: Pse do dalësh, teksa ai po bisedonte me Meritonin.

“Do dalësh për atë që të tha, të shkul dhëmbët”? e pyeti Franceska, Jetmirin ndërkohë që ky i fundit pranoi se për shkak të këtij kërcënimi, ose ai ose Egla duhet të dalin nga shtëpia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd