Transmetuar më 15-04-2024, 08:51

Presidenti Bajram Begaj, ndodhet në Kosovë, me ftesë të presidentes Vjosa Osmani. Begaj u nis drejt Kosovës pasditen e djeshme.

Sot është parashikuar që Presidenti të mbajë një fjalë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë.

Begaj do të këtë një takim kokë më kokë me Osmanin, si edhe disa takime bilaterale me personalite te rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd