Transmetuar më 14-04-2024, 18:15
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Deri më tani raportohet për tre persona të plagosur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd