Transmetuar më 14-04-2024, 21:00

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Hossein Amirabdollahian pasditen e sotme (e diel) në një konferencë për shtyp foli lidhur me operacionin e Republikës Islamike të Iranit kundër regjimit sionist, siç e cilësoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme tha se "të qenit të kufizuar në mbrojtjen legjitime dhe me fokus ndëshkimin e regjimit sionist do të thotë se ne nuk kemi përcaktuar asnjë objektiv civil në përgjigjen tonë. Forcat tona të armatosura nuk shënjestruan asnjë vendndodhje ekonomike apo popullsie.", tha ai.

Në këtë operacion forcat e armatosura i Republikës Islamike të Iranit me llogaritje të sakta, duke përdorur dronë dhe raketa të drejtuara dhe të sakta shënjestroi bazën ushtarake ku mbahen avionët F-35 në zotërim të regjimit sionist, tha MPJ.

Ai njoftoi se operacioni u krye në ndërtesën e ambasadës së Iranit në Damask duke përdorur objektet e kësaj baze ushtarake dhe F-35.

Ai tha më tej se u krye një operacion, i cili në fakt ishte qendra e inteligjencës dhe syri i regjimit sionist që ka drejtuar të gjitha operacionet e gjashtë muajve të fundit, duke përfshirë operacionin e fundit në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Damask, si dhe mbledhjen e informacionit.

Duke theksuar se nuk kanë përcaktuar asnjë objektiv civil në përgjigjen e tyre, MPJ shtoi: "Forcat tona të armatosura nuk shënjestruan asnjë vendndodhje ekonomike apo popullsie, madje edhe në sulmin ndaj bazës ushtarake ku ndodhej qendra e operacionit të regjimit sionist kundër ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask, u tregua kujdesi i nevojshëm".

Kryediplomati iranian sqaroi edhe se kishin njoftuar paraprakisht se qëllimi i tyre ishte vetëm ndëshkimi i regjimit izraelit dhe shtoi se "nuk synojmë as bazat amerikane në rajon". /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd