Transmetuar më 13-04-2024, 23:31

Një "lumë" dronësh kamikazë janë lëshuar nga Irani drjet izraelit, konfirmon ushtria izraelite në një deklaratë për media.

IDF i bën thirrje qytetarëve izraelitë të ruajnë qetësinë si dhe të ndjekin udhëzime e tyre.

“Pak çaste më parë, Irani nisi mjete ajrore pa pilot nga territori i tij drejt territorit të shtetit të Izraelit.

Grupi i mbrojtjes ajrore është në gatishmëri të lartë në të njëjtën kohë me avionët e Forcave Ajrore dhe anijet e Marinës që janë në një mision për të mbrojtur qiejt e vendit.

IDF po monitoron të gjitha objektivat.

Kërkojmë nga publiku që t’i përmbahet dhe të ndjekë udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm dhe njoftimet zyrtare të IDF në lidhje me këtë çështje", tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd