Transmetuar më 12-04-2024, 11:07

Një operacion i Policisë së Shtetit, SPAK dhe autoriteteve të huaja është duke u kryer në disa qytete të vendit. Janë 26 urdhër arreste, mes tyre dhe punonjës policie.

Bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal të trafikut të qenieve njerëzore. Në vijim pritet një komunikim për shtyp nga drejtori i përgjithshëm.

Mes tyre janë dhe 4 punonjës policie. Ky grup kriminal ka të bëjë me trafikimin e emigrantëve.

Konkretisht mësohet se bëhet fjalë për efektivët e arrestuar:

Altin Hasani

Edmond Braja

Arjel Hoxha

Ermal Hoxha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd