Transmetuar më 12-04-2024, 08:27

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për rrëmbim dhe dhunë në familje.

Sipas mediave italiane, ai akuzohet se ka lidhur partneren në krevat, duke mos e lënë për të dalë nga shtëpia.

Por vajza ka arritur ë të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët mesnatën e 8 Prillit.

Vajza ka arritur që të dalë nga dritarja e banesës dhe ka shkuar menjëherë në polici.

Ajo ka treguar se vitin e fundit kishte pësuar sulme të tjera nga burri për shkak të xhelozisë.

Policia është paraqitur në shtëpinë e 31-vjeçarit dhe ka gjetur e ka sekuestruar një litar, ndoshta i njëjti me të cilin lidhej vajza.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd