Transmetuar më 11-04-2024, 12:33

Zjarr me molotov drejt Bashkisë Tiranë.

Protesta para bashkisë së Tiranës mori përmasa më përshkallëzuese.

Qytetarët hodhën molotov, duke shkaktuar zjarr në hyrje të institucionit. Menbjëherë ka ndërhyrë FNSH.

Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë, aty ku po mbahet edhe protesta e thirrur në lidhje me dosjen 5D.

Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, por janë ndaluar nga efektivët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd