Transmetuar më 11-04-2024, 11:00

U publikua video e kamerës së trupit të policëve të Çikagos që qëlluan të riun me ngjyrë me 96 plumba në 42 sekonda

Një video e re tronditëse mbërrin nga SHBA e cila tregon momente të rënda kur policët e Çikagos hapin zjarr duke i marrë jetën të riut me ngjyrë pasi ai u ndalua në kontroll rrugor nën dyshimin se nuk kishte vënë rrip sigurimi.

Gjatë një kontrolli në rrugë, oficerët me rroba civile vranë një afrikano-amerikan 26-vjeçar, Dexter Reed, duke qëlluar 96 herë me armë në 42 sekonda.

Pamjet, të marra nga kamera e trupit të një polici më 21 mars dhe të publikuara tani, tregojnë të gjithë sekuencën e ngjarjeve.

Zyrtarët në Çikago kanë publikuar pamjet e kamerës së trupit që tregojnë oficerët duke qëlluar 96 herë në drejtim të të riut Dexter Reed.

Autoritetet thanë se ngjarja ndodhi në shkurt 2024 dhe i riu u përball me një ndalim trafiku, nga një oficer me rroba civile me dyshimin se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Zyrtarisht thuhet se u hap zjarr ndaj të riut me ngjyrë sepse ai refuzoi të dilte nga makina e tij dhe më pas qëlloi me armë zjarri një polic.

Videot e ngarkuara në internet nga policia e Çikagos tregojnë pamje të oficerëve që qëlluan, por nuk ka imazhe të qarta të Reed duke hapur zjarr mes videove. Një pistoletë u gjet më vonë në sediljen e pasagjerit të makinës së Reed.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd