Transmetuar më 11-04-2024, 07:28

Lexoni horoskopin e ditës nga Paolo Fox për të zbuluar se çfarë kanë rezervuar yjet për ju: vëzhgimet astrologjike për të enjten 11 prill 2024 për secilën shenjë të zodiakut. Gjithçka për dashurinë, punën, mirëqenien dhe fatin, përkthyer nga noa.al.

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, e enjtja 11 premton të jetë një ditë tjetër plot angazhime, projekte dhe stimuj interesantë. Të kesh shumë planetë në shenjën tënde është diçka që sjell gjëra të reja. Edhe në dashuri do të jetë e mundur të ktheheni në lojë, të bëni plane, madje të planifikoni një verë të veçantë, plot emocione. Mos u nxitoni në zgjedhjet tuaja!

Demi: Prania e Hënës në shenjë mund t’ju ftojë sot që të reflektoni për situatën tuaj aktuale dhe çfarë të bëni. Kalimi i Jupiterit, i cili do të zgjasë deri në fund të majit, po nxjerr në sipërfaqe gjithçka që keni dashur të shmangni dhe të injoroni prej kohësh. Prilli në pjesën e mbetur do të sjellë disa zgjidhje të rëndësishme.

Binjakët: Këto janë ditë shumë stimuluese, sidomos në dashuri. Në anën tuaj do të keni Diellin, Mërkurin dhe Venusin, e sakaq Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Ky qiell do të zgjojë edhe mendjen e Binjakëve që kanë mbetur të fjetur dhe kanë vuajtur shumë padrejtësi për një kohë të gjatë. Që tani e tutje dëshira për të thënë “mjaft!” do të rritet. Gjithsesi mos merrni vendime të nxituara.

Gaforrja: Sot mund të ndiheni ende pak të dyzuar ose konfuzë, por mos u shqetësoni: nuk do t’u ktheheni konflikteve të viteve të kaluara. Prisni! Duke filluar nga data 16 prill do të gjeni më shumë kthjelltësi dhe qartësi. Do t’ju duhet ende pak durim nëse nuk po merrni asnjë përgjigje.

Luani: Këtë pasdite, kur Hëna të mos jetë më kundër shenjës tuaj, do të mund të filloni të rikuperoni pak më shumë qetësinë e brendshme. Tani e tutje do të mund të aspironi për qëllime të rëndësishme, për disa fitore personale. Konfirmime të bukura po vijnë. Edhe dashuria do të mund të rifitojë pjesën e saj.

Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot do të jetë një ditë mjaft interesante, veçanërisht në mëngjes, kur Hëna do të jetë ende në aspekt të mirë. Do të keni ide më të qarta për punën dhe të ardhmen. Këto janë ditë me fat për të gjithë të lindurit në shenjën e Virgjëreshës, ata janë gati për të vepruar, por me arsyetim të shëndoshë, sepse nuk do të duan të rrezikojnë duke bërë hapa të gabuar.

Peshorja: Duroni! Dy javët e para të muajit po sjellin probleme dhe konflikte të ndryshme si në punë ashtu edhe në jetën private. Nga pjesa e dytë e prillit, megjithatë, gjërat do të përmirësohen shumë. Për momentin duhet thjesht të përpiqeni të gjeni më shumë harmoni të brendshme. Nëse është e nevojshme, armatosuni me një "fytyrë" të mirë.

Akrepi: Në orët e para të mëngjesit mund të ndjeni ende njëfarë shqetësimi, një pështjellim nervozizmi të shkaktuar nga një hënë në kundërshtim. Mundohuni të mos e përçoni këtë tension nervor tek të tjerët. Projektet e reja stimuluese mund të fillojnë nga fundi i prillit deri në ditët e para të majit.

Shigjetari: Nga orët e pasdites e në vazhdim Hëna do të shkojë në kah të kundërt: kujdes absolut do të duhet në dashuri dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Tani për tani, duhet vërtet të rimbushni bateritë dhe të rizbuloni optimizmin tuaj të lindur. Më mirë të mos rrini zgjuar deri vonë! Në planin profesional duhet të filloni të bëni propozime.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, sot do të keni një avantazh, në sajë të një Hënë të bukur në Dem. Por, për fat të keq, ky fillim prilli do të vazhdojë të shkaktojë disa vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët, në marrëdhëniet me anëtarët apo bashkëpunëtorët. Ata që presin një përgjigje të rëndësishme do të duhet të jenë të durueshëm deri në gjysmën e dytë të prillit.

Ujori: Sot pasdite do të rikuperoni buzëqeshjen që ju ka munguar në 48 orët e fundit. Dëshira për të hequr qafe një barrë po rritet, veçanërisht tek Ujorët që janë ndjerë nën shumë presion në të kaluarën. Rreziku do të jetë ai i dëshirës për të bërë arsyet e veta me njëfarë çiltërsie, ndonjëherë edhe me vrull.

Peshqit: Mëngjesi i sotëm premton të jetë ende mjaft i kthjellët, ndërsa nga pasditja e në vazhdim do të ketë një ndryshim të pafavorshëm në Hënë. Do shtohet nervozizmi dhe pak lodhja fizike. Më mirë të mos e teproni dhe çdo angazhim të rëndë ta shtyni për gjysmën e dytë të javës. Kushdo që mendon të merret me një ofertë pune do të duhet ta ndajë këtë, nga fundi i majit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd