Transmetuar më 10-04-2024, 07:59

Aktivizimi i Anticiklonit të Azoreve do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominate gjatë gjithë paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare ndërsa vranësira më të dukshme priten përgjatë zonave Verilindore dhe Juglindore.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët në Pukë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 apo 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme më origjinë nga veriu i Afrikës do të kushtëzojnë kushtet meteorologjike edhe në Republikën e Kosovës duke bërë që orët e paradites të dominohen nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë ndërsa gjatë pasdites do të ketë kalime vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të Kosovës.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ferizaj deri në 25°C vlera maksimale në qytetin e Prizrenit.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd