Transmetuar më 01-04-2024, 15:15

MAQEDONIA E VERIUT-Kryetarit të Komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibraimi i është bërë atentat me armë zjarri.

Autorët kanë qëlluar ndaj makinës së kryetarit, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi i tij, i cili po dërgohet në spital.

Lajmin e ka konfirmuar për Kurir, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Paç Toshkovski. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd