Transmetuar më 28-03-2024, 07:24

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente.

Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërisë.

Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin veri-veriperëndimor.

Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por do të ulen ndjeshëm maksimalet duke u luhatur 3°C minimalja deri në 21°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë ditës do të jetë me vranësira të dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë.

Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu.

Temperaturave të ajrit do të vijojnë të larta gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd