Transmetuar më 27-03-2024, 12:44
Është pezulluar ditën e sotme lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit në Vlorë.
Bëhet me dije nga burimet për media se shkak është bërë deti me dallgë nga koha e papërshtatshme dhe era e fortë.
Ndërkohë nga ana tjetër njoftohet se lundrimi për tragetet e linjës me Italinë vijon normalisht.
Kujtojmë se ditën e sotme Shqipëria është prekur nga pluhuri I Saharasë, teksa shoqërohet edhe me tepereatura të nxehta, teksa këto kushte meteorologjike do të ‘shumtojnë’ edhe jugun.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd