Transmetuar më 17-03-2024, 04:28

Gjatë kësaj dite të diel 17 mars që ka nisur, moti parashihet të jetë i paqëndrueshëm si rezultat i periferisë së një qendre të ulët presioni me origjinë verilindore.

Moti pritet të jetë me intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 7-11m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 5/14°C

– Zonat e ulëta 6/19°C

– Zonat bregdetare 8/20°C

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd