Transmetuar më 13-03-2024, 07:47

Qarkullimi i masave ajrore nga veri-veriperëndimi i Europës do të bëjë që territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale por mbeten konstante vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në Ersekë deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës gjatë paradites do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të dendura ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke gjeneruar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në të gjithë republikën e Kosovës duke rikthyer kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare. Problematike do të jetë mjegulla gjatë orëve të paradites pranë luginave dhe disa kodrina.

Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare paradite po deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd