Transmetuar më 09-03-2024, 10:15

Djathi ka një histori të pasur në kuzhinë dhe njerëzit e kanë prodhuar prej më shumë se 4000 vjetësh. Sot ka 2.000 lloje, ndaj është logjike të pyesim: cili është djathi më i shëndetshëm?

Studimet e kryera në vite kanë konfirmuar një lidhje midis marrjes së lartë të yndyrave të ngopura nga produktet e qumështit dhe një rreziku më të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, bulmeti me yndyrë të plotë mund të mos jetë aq i pashëndetshëm sa mendohej më parë, sipas hulumtimeve të fundit.

Një përmbledhje e studimeve të vitit 2023 arriti në përfundimin se djathi është "i pasur me lëndë ushqyese" dhe ka "përfitime neutrale deri në mesatare për shëndetin e njeriut".

“Edhe pse përmban yndyra të ngopura, djathi përmban lëndë ushqyese të dobishme si proteina dhe kalcium”, thotë dietologia Natalie Rizo për Today që citon noa.al.

Për shembull, një fetë çedar ka pesë gramë yndyrë të ngopur, por edhe shtatë gramë proteina dhe siguron 14% të vlerës së rekomanduar ditore të kalciumit.

Përveç kësaj djathi përmban vitamina A dhe B.

Por cili djath është më i shëndetshmi?

"Unë do të thosha se zgjedhja më e shëndetshme është djathi i freskët dhe jo ai i stazhionuat. Ka më pak yndyrë të ngopur dhe më shumë proteina se shumica e djathrave të tjerë," vëren Rizzo.

Një filxhan me 100 gramë gjizë me pak yndyrë ka:

90 kalori 12 gramë proteina 2.5 gramë yndyrë 5 gramë karbohidrate 125 miligramë kalcium (10% vlera ditore)

Në vend të dytë janë djathërat e butë si rikota ose mocarela, të cilët janë bërë nga qumështi me pak yndyrë ose i skremuar, pra kanë më pak yndyrë të ngopur dhe në përgjithësi janë më të shëndetshëm.

“Djathërat e fortë si parmixhani, çedar dhe ai zviceran janë natyrisht më të ulët në laktozë, kështu që njerëzit me intolerancë ndaj laktozës mund të përfitojnë nga zgjedhja e këtyre produkteve.

Në përgjithësi, çdo djathë është i mirë në moderim, dhe përmbajtja ushqyese ndryshon vetëm pak midis varieteteve”, thotë Rizzo.

Megjithatë, për ata që janë të përvëluar pas djathit, zgjedhje kryesore veç gjizës, mbetet djathi i dhisë. Ka më pak yndyrë se gjithë djathrat e tjerë dhe për rrjedhojë është më i mirë se të tjerët për shëndetin. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd