Transmetuar më 09-03-2024, 10:09

Kosi është një produkt që përftohet nga fermentimi ose zierja e qumështit me ndihmën e baktereve specifike dhe shihet se është një ushqim që ul rrezikun e diabetit të tipit 2.

Kosi është një burim i shkëlqyer i kalciumit dhe fosforit, minerale të nevojshme për zhvillimin dhe rritjen e duhur të kockave dhe dhëmbëve.

Ai gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës B2, e nevojshme për frymëmarrjen e duhur qelizore dhe marrjen e energjisë nga karbohidratet, yndyrat dhe disa aminoacide.

Riboflavina është një vitaminë që ndihmon dy vitaminat e tjera B: tiaminë (vitaminë B1) dhe piridoksaminë (vitaminë B6), raporton noa.al.

Kosi ofron gjithashtu vitaminë B12, e cila është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e qelizave, për maturimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut dhe për mirëqenien e sistemit nervor.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka lejuar prodhuesit e kosit të evidentojnë se ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2.

"Për t’u siguruar që këto evidentime nuk janë mashtruese, ato duhet të shoqërohen nga një informacion për t’u përcjellë me saktësi konsumatorëve nivelin e provave shkencore që mbështesin këtë evidencë," tha FDA, citon noa.al.

Në rastin e kosit, pranohet se sipas dëshmive shkencore, se konsumimi i rregullt i kosit, të paktën dy filxhanë (tre racione) në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një sëmundjeje që prek rreth 462 milionë njerëz në mbarë botën.

Bazuar në dy studime, FDA arriti në përfundimin se kjo sasi e rekomanduar e kosit është e nevojshme për të arritur efektin e deklaruar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd