Transmetuar më 08-03-2024, 08:14

Dhimbjet e vazhdueshme të kokës, ethet, diarreja dhe të vjellat janë simptoma të qarta që na zbulojnë se jemi të sëmurë.

Megjithatë, ka pjesë të trupit që gjithashtu mund të sinjalizojnë se diçka nuk është në rregull dhe problemi është se në më të shumtën e rasteve, i injorojmë ato.

Dr. Naheed Ali, është mjeke e rëndësishme në Beverly Hills, Kaliforni, SHBA. Ajo thotë se është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje gishtave të këmbëve.

Nëse kemi ndjesi shpimi gjilpërash në gishtat e këmbëve, nëse janë të fryrë, të përflakur ose të dhimbshëm, është koha të shkojmë te mjeku për këshilla, citon noa.al.

Mpirje

Kjo simptomë shfaqet kur fibrat nervore janë të irrituara ose të ngjeshura. Sipas dr. Ali, shkaqet variojnë nga niveli i lartë i sheqerit në gjak, mangësitë ushqyese dhe deri te dëmtimet nervore.

Gishtërinjtë e fryrë, të përflakur

Gishtërinjtë e fryrë dhe të përflakur që marrin ngjyrë vjollcë kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

"Kjo gjendje tregon mundësinë e artritit inflamator, apo edhe probleme më serioze.

Infeksionet, veçanërisht ato që transmetohen nëpërmjet ushqimit, mund të çojnë gjithashtu në ënjtje të rëndë të gishtave të këmbës.

Ënjtja e shpejtë e gishtit të këmbës, që tregon inflamacion të lokalizuar, kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor", – thotë Dr. Ali.

Thonjtë e dëmtuar të këmbëve

Çdo ndryshim tek thonjtë është gjithashtu një shenjë se diçka nuk është në rregull. Thonjtë e trashë dhe të shtrembër, të cilët janë të vështirë për t’u prerë, mund të tregojnë psoriasis.

"Ky çrregullim sistemik autoimun mund të çojë gjithashtu në artrit që mund të rezultojë në dëmtim të kyçeve nëse nuk trajtohet," vuri në dukje doktori.

Simptomat e papritura te njerëzit mbi 50 vjeç duhet të vlerësohen me kujdes, pasi ato mund të tregojnë diabetin ose sëmundjet kardiovaskulare.

"Përveç kësaj, jini të vetëdijshëm për sëmundjet arteriale periferike që mund të shfaqen edhe në këmbë.

Është një gjendje që vjen nga bllokimi i arterieve në këmbë dhe mund të sinjalizojë probleme serioze kardiovaskulare", përfundoi ajo. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd